Lajme

Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Gjykata Speciale ia refuzon kërkesën për lirim nga paraburgimi


Gjykata Speciale ua ka refuzuar kërkesat për lirim nga paraburgimi dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, ua ka vazhduar paraburgimin atyre të mërkurën.

Guillou ka kërkuar nga palët që të dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim për afatin tjetër të ankesës për lirim nga paraburgimi dhe u ka dhënë afat që këtë ta bëjnë deri më  një prill.

Po ashtu, Guillou ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që të dërgojnë deklarata, materiale audio-video nga oficerët që kanë arrestuar Nasim Haradinajn.

ZPS-së për këtë i është dhënë afat deri më 12 mars.

Në seancën e së mërkurës, mbrojtja e krerëve të Organizatës së Luftës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, kanë kërkuar 20 korrikun si datë për dorëzimin e dosjes paraprake në seancën paragjysore të Gjykatës Speciale.

Avokati i Gucatit, Jonathan Ellison Reis, ka thënë se kanë marrë tre mijë faqe material që nga data katër janar dhe ato nuk janë kategorizuar.

“Kemi marrë një 3 mijë faqe material që nga 4 janari. Të gjitha nuk janë kategorizuar, ka edhe 100 orë video filmike. Në këto materiale jepen identitete të personave që kanë luajtur aktivitete të rëndësishme. Ne duhet ta marrim në intervistë çdo person që ka luajtur rol të rëndësishëm”, tha Reis

“Ne kërkojmë rreth tre muaj, e kemi bërë të qartë se e kemi ndërmend t’i hetojmë çështjen që lidhen me konfidencialitetin sikurse pretendohet nga prokuroria”.

Ndërkohë, Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Valeria Bolici tha se “Prokuroria nuk do t’i ftojë për të dëshmuar dëshmitarët, deklaratat e të cilëve janë bërë të ditura”.

Vendimi i Gjykatës Speciale:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore