Lajme

Deputeti i Vuçiç-it: “Kurti në preson nga SHBA-ja dhe BE-ja për themelimin e Asociacionit”


Deputeti serb Millovan Dreçun

Milovan Dreçun, ish-gazetar dhe tani deputeti serb i partisë së Aleksandër Vuçiç, ka thënë për TV Pink se ka indikacione se në Bruksel u diskutua dhe do të diskutohet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

‘’Kurti tashmë është nën presion nga SHBA-ja dhe BE-ja për të formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe duke shkaktuar një krizë, ai dëshiron ta ndryshojë këtë agjendë’’, tha Dreçun.

‘’Veç kësaj, të gjitha problemet e brendshme janë në një minus të madh – ai nuk ka çfarë t’u ofrojë njerëzve, ndaj u ofron atyre destabilizimin. Kjo është karta që Kurti ka luajtur gjithmonë”, deklaron vartësi i Vuçiç-it.

‘’Kurti dëshiron të forcojë mbështetjen e Uashingtonit dhe tashmë ka mbështetjen e vendeve të QUINT-it, gjë që i lejon atij të terrorizojë popullin serb’’, shtoi ai.

Ndryshe, të enjten e 19 gushtit, janë dashur dy raunde takimesh trepalëshe (Kosovë, Serbi, BE) takime veç veç (Kryeministri Albin Kurti dhe Josep Borell e Miroslav Lajcak) dhe (Aleksandër Vuçiç, Josep Borell e Miroslav Lajçak), dhe pesë orë bisedime në një dhomë të Komisionit Evropian, por rezultati ka qenë, pajtimi për një tjetër takim, i cili, megjithatë nuk dihet se kur do të ndodhë.

Takimi i Kurtit me Vuçiç e ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian ishte i treti (përfshirë dhe atë jo formal në Berlin).

Por, palët, siç u kumtua nga Borell, nuk e arritën mesin as pas 300 minutash bisedë pasi pozicionet fillestare ishin skajshmërisht të kundërta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore