Lajme

BE i cilëson zgjedhjet e organizuara mirë – me disa shkelje në veri të Kosovës


Ilustrim

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale Lukas Mandl, në gjatë një konferencë për media zgjedhjet e 17 teotorit i ka vlerësuar si të organizuara mirë, përveç disa shkeljeve që janë evidentuar në pjesën veriore të Kosovës.

“Kemi parë që Lista Serbe ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës. Ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe”, tha Mandl.

Sipas tij, “vëzhguesit e BE-së kanë vizituar rreth 400 vendvotime”.

“Janë vërejtur disa raste të votimit të asistuar dhe problemeve me afatin e dokumenteve. Administrimi i zgjedhjeve është parë si i pavarur dhe kredibil”.

“Kuadri ligjor për regjistrin e kandidatëve është i paqartë dhe janë disa dispozita kundërthënëse”.

Ai ka theksuar se financimi i fushatës nuk ishte transparent, derisa ka potencuar se “norma gjinore është plotësuar 30 për qind”.

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale Lukas Mandl

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e pyetur për mesazhin e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiç, se nëse nuk i kanë fituar 9 komuna dhe nuk formohet Asociacioni, do t’i lëshojnë institucionet, Von Cramon e ka cilësuar si kërcënim për votuesit.

“Nëse nuk lejohen kandidatët e tjerë që të marrin pjesë është vështirë që të kuptohet nëse ka pasur pluralizëm, ka kërcënim të madh të votuesve dhe ndaj kandidatëve të cilët nuk vinë nga radhët e Listës Serbe dhe kjo është ajo që ne kemi dëgjuar, dhe prandaj e kemi vendosur këtë në raport do të doja të ishte ndryshe”, ka potencuar Cramon.

“Këto zgjedhje kanë dëshmuar se demokracia në Kosovë është e vërtetë, është një vetëdijesim gjithmonë më i madh në këtë vend. Kosova është shembull në kuptim të pluralizmit për rajonin”.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Ndërkaq Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me delegacionin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, të hënën ka thënë se sipas informatave të institucioneve, strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën elektorale në komunat e banuara me serbë.

“Ajo nënvizoi se sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve”, thuhet në komunikatën Zyrës së Presidencës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore