Shqipëria

Hoxhë Hasan Tahsini, në fokus të Akademisë së Studimeve për Çamërinë


Simpoziumi shkencor i Akademisë së Studimeve për Çamërinë është mbajtur në mjediset e jashtme të shtëpisë muze të një prej figurave kyçe të Rilindjes Kombëtare, Hoxhë Hasan Tahsinit.

Kryetari i akademisë, Tahir Muhedini, është shprehur se përmes ngritjes së akademisë dhe punës që do të vijë pas saj, do të mund të zgjidhet çështja çame.

Shkëlqim Hajdari, mbështetës i çështjes çame, ka thënë gjatë takimit se akademia do të fokusohet te figura e rilindasit, në mënyrë që çështja të zgjidhet në mënyrë të ndershme dhe të drejtë.

Gjithashtu ai ka zbuluar se shtëpia muze do shpërbejë si një bibliotekë ku e gjithë vepra e Hasan Tahsinit dhe e patriotëve të tjerë do të jetë e hapur për publikun.

Hoxhë Hasan Tahsini lindi me 7 prill 1811 në fshatin Ninat të Konispolit dhe vdiq me 3 korrik 1881 në Stamboll.

Ai ka qenë astronom, matematikan e filozof shqiptar. Gjithashtu njihet si rektori i parë i Universitetit të Stambollit dhe njëri nga themeluesit e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare.

Tahsini mbahet si një nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin e XlX.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore