Lajme

Hovenier zbarkon në Mitrovicën Veriore, e takon Rakiç-in dhe kryetarët e komunave nga veriu


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka vizituar këtë të marte të 17 majit veriun e Kosovës.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, kryetari e Listës Serbe dhe ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiç.

Ambasadori i SHBA-së, po ashtu është takuar edhe me kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës dhe shefin e grupit parlamentar të Listës Serbe Igor Simiç.

Hoveniher i shoqëruar nga zyrtarët serbë kanë bërë një shëtitje në sheshin e Mitrovicës Veriore.

Ndryshe, gjatë muajit prill në pikat kufitare në Jarinje, Bërnjak dhe Shaptej pesë herë janë sulmuar zyrtarët policorë dhe veturat e tyre nga persona ende të pa identifikuar nga organet e rendit.

Të premten e 15 prillit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencë të jashtëzakonshme për media pati bërë të ditur se policët janë sulmuar me AK-47

Sveçla, theksoi se sulmet janë duke u kryer në forma të ndryshme, mirëpo në të njëjtën zonë.

“Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë”.

Ndryshe, katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani janë të banuara me shumicë serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore