Lajme

Hovenier: Vrasjet e fundit nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë që t’i parandalojmë


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vrasjet dhe aktet e fundit të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe dëm. Sot, ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në shënimin e Ditës Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicideve dhe të gjitha grave kosovare që janë viktima të dhunës në familje”, ka shkruar ai në platformën X.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se rastet e fundit të dhunës me bazë gjinore në Kosovë janë tronditëse për të gjithë.

Ai ka shprehur ngushëllime për të gjitha ata që kanë pësuar humbje, duke thënë se bashkohen në ditën e zisë.

“Ne i bashkohemi popullit në Kosovë në ditën e sotme të zisë dhe shprehim ngushëllimet tona për ata që kanë pësuar humbje”, ka shkruar Rohde në platformën X.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore