Kosova

Hoti: Slogani i LVV-së “Drejtësi dhe Punësim” ka qenë “mashtrim i tipit të komunizmit”


Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka potencuar se Qeveria e Kosovës ka hapur luftë sindikatave që nga marrja e mandatit.

Një gjë e tillë, sipas tij, mund të vërtetohet me faktin se në mandatin e kësaj qeverija është përgjysmuar anëtarësimi i punëtorëve në sindikata.

“Kjo bazohet në pagesat zyrtare të anëtarësisë në sindikata, të cilat pagesa janë ulur nga 1.9 mil euro në vitin 2022 në rreth 0.9 mil euro në vitin 2023. Sot komunikimi i shtetit me sindikatat praktikisht është joekzistent”.

Sipas tij slogani “Drejtësi dhe punësim” i Lëvizjes Vetëvendosje – partia në pushtet –  ka qenë “mashtrim i tipit të komunizmit”.

“Njerëzit mashtroheshin se do ketë barazi, por e përjetonin shtypjen dhe poshtërimin”.

Ndryshe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, më 1 maj në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka realizuar një protestë përpara Qeverisë së Kosovës.

kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka potencuar se Qeveria e Kosovës po vazhdon t’i ik dialogut.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të veprojë në mënyrë që të mos përsëritet viti 2022, kur kishte grevë disamuajshe.

“Qeveri vazhdon t’i ik dialogut. Prandaj jemi këtu duke iu drejtuar Qeverisë që t’i realizojë kërkesat tona për t’i parandaluar veprimet e tjera sindikale. Kërkojmë nga Qeveria që të veproj”, ka thënë Jasharaj.

Në anën tjetër Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se kryeministri Albin Kurti i ka gënjyer punëtorët kur ka deklaruar se do t’i rrisë pagat.

“Kryeministri i Kosovës paguan njerëz nga 7 mijë euro dhe neve nuk na jep as 7 cent. Qeveria me politikat e veta e ka mbyt kapitalin e Kosovës, nëse vazhdon kështu, kryeministrin e Kosovës nuk ka kush të bart me xhipa të zi, se Kosova po zbrazet”, ka potencuar ai.

“Qeveria po vazhdon t’i ikë dialogut”, “Kurti i ka gënjyer punëtorët” – përfundon protesta e Sindikatave

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore