Lajme

Hoti: Politikat e mbrapshta të Qeverisë acaruan raportet me gjithë botën, sollën sanksione e cenuan raportet me Shqipërinë


Avdullah Hoti

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ekzekutivin e drejtuar nga Albin Kurti, për mënyrën se si po i qaset proceseve të rëndësishme në të cilat po kalon aktualisht vendi, derisa e ka akuzuar edhe për prishje të raporteve me aleatë, vende fqinje dhe përçarje të shqiptarëve jashtë Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se në vend që vendimet të merren në Prishtinë në bashkëpunim dhe sipas këshillave të miqve, këta, duke iu referuar qeverisë Kurti, shkojnë të dialogojnë me Serbinë në Bruksel.

Thënë këtë, ish-kryeministri ka parasysh takimin e javës së ardhshme në Bruksel në mestë kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, me atë serb Petar Petkoviç, ku pritet të diskutohet për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb për pagesa në territorin kosovar.

“Para një jave thonin se nuk diskutojnë në Bruksel për çështjen e dinarit. Tani detyrohen të ulen në tavolinë”, shkroi Hoti.

Hoti tutje kritikoi ekzekutivin për mosdëgjueshmërinë e tyre në raport me këshillat e parnerëve ndërkomëbëtar, derisa politikat e tyre i qujati “të mbrapshta”, pasi që konsideroi se të njëjtat kanë bllokuar procesin euro-integrues të vendit.

“Në vend se të dëgjoheshin këshillat e miqve e të vazhdohej dialogu i nisur për marrëveshje finale për njohje reciproke, mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na acaruan raportet me gjithë botën demokratike, na dhanë të mbrapshtën, na krijuan status quo të re, na bllokuan procesin eurointegrues, na sollën sanksione, na cenuan raportet shtetërore me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, i bënë pikë e pesë shqiptarët në Luginë e në Maqedoni të Veriut”, përfundoi ai.

Bislimi u zotua se s’ka çka shkon në Bruksel për dinarin – pas 3 javësh konfirmon se do të shkojë në Bruksel të bisedojë për dinarin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore