Pajisje

Honor Magic V2 gati për tregun evropian


Honor Magic V2 ka qenë në dispozicion në Kinë për më shumë se një gjysmë viti.

Tani pak a shumë pesë muaj pas publikimit në IFA në Berlin, pritet që Honor Magic V2 të hyjë në tregun evropian.

Honor Magic V2 cilësohet si një pajisje e pazëvendësueshme që paloset lehtë dhe ofrohet në dy ngjyra, vjollcë dhe të zezë.

Honor Magic V2 Hands-On: A Breakthrough In Foldable Mobile Tech

Me çip Snapdragon 8 Gen 2, V2 posedon 16 GB RAM dhe një bateri 5000 mAh me mbështetje për karikim të shpejtë 66 W.

Përveç kësaj, Honor Magic V2 është e pajisur me një ekran OLED me shpejtësi prej 120 Hz dhe kjo pajisje ka një çmim fillestar prej 2,000 eurosh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore