Sport

Hidhet shorti për sezonin e ri në Premier Leauge


Është hedhur shorti për sezonin e ardhshëm në Premier Leauge-n angleze.

Kampionët në fuqi, Mancehster City, do të përballen me Burnley-n në ndeshjen e parë, klub ky që drejtohet nga ish-legjenda e tyre, Vincent Kompany.

Sezoni i ri do të fillojë në më pak se dy muaj, me ndeshjen e parë të fushatës së re të vendosur të premten e 11 gushtit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet mes Burnley-t të sapopromovuar dhe fituesit në fuqi të “tripletës”, Manchester City në “Turf Moor” – që do të thotë një përplasje ditën e hapjes kundër ish-klubit të tij për Kompany-n.

Ndërkohë, kryendeshja e kësaj jave ka të ngjarë të jetë ajo mes Chelsea-t dhe Liverpool-it.

Ndërsa “The Reds” kërkuan që ndeshjen e tyre hapëse të ishin larg “Anfield” për shkak të punimeve në stadium, ajo ndeshje do të zhvillohet në “Stamford Bridge” të Londrës.

Fillimi i hershëm të shtunën e sheh Arsenalin të presë Nottingham Forest-in në “Emirates Stadium”, ndërsa skuadra e Mikel Arteta -s kërkon të nisë një tjetër sfidë për titullin e Premier League.

Më pas vendosen katër ndeshje për slotin tradicional të së shtunës në orën 16:00. Dy skuadra të sapopromovuara janë në veprim, me Luton-in që po përballet me një udhëtim të vështirë në Brighton dhe Sheffield United që pret Crystal Palace-n.

Newcastle më pas pret Aston Villa në 18:30, gjithashtu një ndeshje e madhe e javës hapëse në elitën e futbollit anglez.

Dy ndeshje janë caktuar për të dielën, duke përfshirë Chelsea – Liverpool dhe Brentford – Tottenham.

Ndërkohë, do të zhvillohet edhe një sfidë e vetme të hënen, ku Manchester united do ta presë në shtëpi skuadrën e Wolves.

Java e parë:

E premte, 11 gusht

Burnley – Manchester City

E shtunë, 12 gusht

Arsenal – Nottingham Forest

Bournemouth – West Ham

Brighton – Luton Town

Everton – Fulham

Sheffield United – Crystal Palace

Newcastle United – Aston Villa

E diel, 13 gusht

Brentford – Tottenham Hotspur

Chelsea – Liverpool

E hënë, 14 gusht

Manchester United – Wolverhampton Wanderers

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore