Sport

Henry: Messi duhet të kthehet në Barcelonë për dashurinë e futbollit


Lionel Messi u fishkëllua nga një pjesë e tifozëve ultras të PSG-së në prag të humbjes 1:0 të skuadrës parisiene ndaj Lyon-it në Parc des Princes në Paris.

Më pas, as Messi dhe as Kylian Mbappe nuk mundën të thyenin murin mbrojtës të skuadrës së Lyon-it.

Henry, ish-shoku i skuadrës së Messi-t në Barcelonë dhe një analist futbolli tashmë, nuk hezitoi të mbronte argjentinasin nga fishkëllimat.

“Është e turpshme të dëgjosh fishkëllimat në Parc des Princes, nuk mund të fishkëllesh një nga lojtarët më të mirë në ekip me 13 gola dhe 13 asistime”, tha ai.

Ish-futbollisti francez ndau gjithashtu në Prime Video France dëshirën e tij për të parë Messi-n përsëri në Barcelonë.

“Nuk është informacion, është një dëshirë, që Messi duhet të kthehet në Barcelonë për dashurinë e futbollit dhe sepse ai nuk u largua ashtu siç duhej”, tha Henry.

“Të qarat në lamtumirën e tij më tregojnë këtë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore