Film

Henry Cavil dhe Dua Lipa – pjesë e filmit “Argylle”


Henry Cavil dhe Dua Lipa

Filmi i ardhshëm i zhanrit trillet nga Apple TV+, “Argylle”, sapo ka marrë një imazh të ri me dyshen e famshme britanike, Dua Lipa dhe Henry Cavil.

Imazhi i ri paraqet Cavill dhe Lipa të ngatërruar në krahët e njëri-tjetrit në atë që duket si një kërcim romantik, ndërsa ata qëndrojnë në një lloj restoranti apo bari.

Të paraqitur në intron e filmit, Cavill duket me një prerje flokësh me plot stil dhe me një kostum elegant jeshil, teksa Lipa ka zgjedhur të paraqitet me një fustan të verdhë vezullues, me një stil të shkurtuar flokësh.

Dua Lipa dhe Henry Cavil.

Aktori, Cavill është tashmë i dëshmuar në sferën e aktrimit, falë shfaqjes së tij në filmat më të suksesshëm të tillë si: “Man of Steel”, “Batman v Superman”, “Dawn of Justice” dhe “Justice League”.

Së fundmi ai luajti në filmin “Enola Holmes” të Netflix , në rolin e Sherlock Holmes dhe në serialin hit të Netflix, “The Witcher”.

Ndërkaq, së shpejti ai pritet të shfaqet edhe në filmat “Enola Holmes 2” dhe “The Rosie Project”.

Por, për Dua Lipën, filmi “Argylle” do të jetë roli i parë serioz i saj në aktrim. Lipa është një yll ndërkombëtar i popit dhe ka fituar tre çmime “Grammy”.

Albumi debutues i Lipës nga viti 2017 është certifikuar platin në disa vende të botës dhe këngët e saj kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme në diskografinë botërore.

Historia e filmit paraqet ndjekjen e një spiuni të aftë, i cili vuan nga amnezia dhe besohet se ai është në të vërtetë një autor i suksesshëm i romaneve spiune.

Filmi po drejtohet nga regjisori, Matthew Vaughn nga një skenar i Jason Fuchs dhe është i bazuar në librin e ardhshëm me të njëjtin emër nga autorja, Ellie Conway.

Përveç, Lipës dhe Cavil, “Argylle” do të shfaqë një kastë të mbushur me yje, duke përfshirë Bryce Dallas Howard, Sam Rockwell, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, Ariana DeBose, Rob Delaney, John Cena dhe Samuel L. Jackson.

Regjisori Vaughn duket se është i përshtatshëm për këtë film pasi ai drejtoi “Kick-Ass” dhe serinë “Kingsman”.

Edhe, Fuchs ka shkruar skenarë të filmave të ndryshëm të Hollywood-it, duke përfshirë “Wonder Woman” dhe “Pan”, dhe pos si skenarist, në filmin “Argylle”, pritet të shfaqet edhe si aktor.

Romani i Conway nuk është publikuar ende, por është planifikuar të dalë në shitje, që nga data 29 shtator e këtij viti.

“Argylle” do të jetë pjesa e parë e një trilogjie filmike me tre pjesë dhe i njëjti aktualisht nuk ka një datë zyrtare të lëshimit, por pritet të debutojë në Apple TV+, gjatë këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore