Lajme

Haziri për VV-në: Mbrojtësit më të mëdhenj të Sanduloviç-it, pak reaguat për arrestimin e ushtarit të UÇK-së


Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje – partia që ka pushtetin në Kosovë – u bënë mbrojtësit më të mëdhenj të ish-kandidatit për president të Serbisë, Nikolla Sanduloviç-it, ndaj të cilit u raportua se Agjencia e Sigurimit dhe Inteligjencës Serbe (BIA), ushtroi dhunë brutale, por thekson se nuk pati shumë reagime për arrestimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, mëngjesin e së premtes në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri potencoi se “nuk është i ri fenomeni i rrahjeve brutale, burgosjes e poshtërimit për motive politike në Serbi. Ata që rrezikojnë pushtetin njëmend, i vrasin”.

“Ne e kemi provuar me lëkurën tonë këtë, por risia është që krejt VV janë çu në këmbë me reagime e solidaritet me të, por nuk pati shumë reagime për arrestimin e ushtarit të UÇK-së”, shkroi.

“Kryeministri, ministra, deputetë, madje edhe RTK, u bënë mbrojtësit më të mëdhenj të Nikola Sandulovic (apo Dimitrije Tucoviç i Albin Kurtit të VV-së), por jo edhe RTK2”, theksoi ai.

Reaguan, pohoi nënkryetari i LDK-së, “kinse në mbrojte, por sa herë e përmendin këta të VV-së, ata e rrahin edhe më keq!”.

“Urime krishtlindjen ortodokse gjithë besimtarëve. Le të jetë një vit me shëndet e të mirat e Zotit!”, përfundoi ai.

Shqetësim në Kosovë për gjendjen e Sanduloviç-it, heshtje në Serbi

Ish-pjesëtari i UÇK-së arrestohet nga autoritetet serbe në Merdar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore