Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se dëmi që i është shkaktuar Kosovës pas vendosjes së sanksioneve të Bashkimit Evropian gjatë vitit të kaluar për mos de-përshkallëzim të situatës në Veri, ka shkuar në mbi 400 milionë euro.
“Masat ndëshkuese ekzistojnë në Kosovë, efekti financiar ka kaluar 420 milionë euro, ka filluar me 270, por kur ngrihen fondet financiare ndëshkimet shkojnë duke u rritur. Ne duhet të punojmë shumë për largimin e masave ndëshkuese që ka Kosova. Po vjen koha që nuk ka kush na largon masat në Evropë. Mund të shtohen, por të largohen është problem, sepse duhet harmonizim mes 27 shteteve”, tha Haziri në një konferencë për media në Gjilan.
Haziri është pyetur edhe takimin mes terroristit Milan Radojiçiç dhe ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, derisa ka shtuar se kjo nuk është befasi për të, meqë sipas tij, “Serbia është strehë e terroristëve”.
“Serbia nuk është vetëm burim i de-stabilizimit dhe financuese e terrorizmit, por ajo është strehuese e terrorizmit dhe nuk është befasi takimi i ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç me Radojiçiç-in. Pse duhet të na befasoj kjo situatë?”, ka pyetur ai.
I dyti i LDK-së ka folur edhe vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit në komunat e banuara me shumicë serbe.
“Çështja e dinarit po përfundon si çështja tabelave dhe asaj të energjisë. Ka një kokëfortësi deri në një periudhe të caktuar, mandej përkthehet me tërheqje prapa. Është thënë që nuk takohemi fare për dinarin, tani po del kanë diskutuar dhe janë takuar”, theksoi Haziri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-piloti i Marinës amerikane i arrestuar në Australi ka punuar me hakerët kinezë, thotë avokati
-
Hetimi ndaj Trump | Johnson: Do ta mbajmë përgjegjës Smithin për abuzimet
-
Vdes njeriu që kishte transplantuar për herë të parë veshkën e derrit
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar