Jetesë & Stil

Hayley Atwell mohon aludimet për “romancën e saj” me Tom Cruise


Aktorja, Hayley Atwell më në fund iu ka dhënë fund thashethemeve për një romancë mes saj dhe yllit tjetër të “Mission: Impossible”, Tom Cruise.

Në një intervistë për Independent, ajo ka thënë se e sheh Cruise më tepër në rolin e xhaxhait, dhe se nuk bëhet llaf për diçka tjetër.

Atwell, 41 vjeçe, vuri në dukje gjatë fundjavës se thashethemet në lidhje me Cruise ishin “shpifëse” dhe nuk e kishin bërë të ndihet mirë.

“Nuk është ajo për të cilën jam. Pse më supozohen ose projektohen gjëra në lidhje me marrëdhënien time me kolegun tim të punës?”, ka thënë ajo.

Aktorja – e cila u fejua me kompozitorin Ned Wolfgang Kelly në prill – i cilësoi thashethemet si “shqetësuese” dhe “invazive” sepse të njëjtat mund të kenë ndikim të keq në romancën e saj të re.

Për fat të mirë për yllin e “Agent Carter”, ajo u mbështet te Cruise, i cili e këshilloi të injoronte titujt.

“Kur kam folur me të për këtë, ai do të thoshte: ‘Ti e di saktësisht se kush je. Ju e dini se për çfarë jeni. Dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë njerëzit për ju, nëse jeni në integritet me veten tuaj, nëse e dini se cili është sistemi juaj i vlerave”, kujton Atwell.

Ajo dhe 61-vjeçari ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në fund të vitit 2020, kur një burim i tha The Sun se ata “ishin pëlqyer që nga dita e parë” duke filmuar “Mission: Impossible – Dead Reckoning Part One”.

Ata i thelluan thashethemet kur u shfaqen së bashku në finalet e turneut të tenisit, Wimbledon.

Spekulimet filluan përsëri teksa promovuan “Mission: Impossible Dead Reckoning Part Two” gjatë muajve të fundit.

Dy muaj më parë, Atwell u fejua në një pushim në Venecia, teksa Cruise, nga ana e tij, së fundmi ndezi thashethemet për romancë me Shakira-n.

Cruise ndan vajzën 17-vjeçare Suri me ish-gruan e tij Katie Holmes, me të cilën ishte i martuar nga viti 2006 deri në vitin 2012.

Ai gjithashtu adoptoi vajzën Isabella, 30-vjeçe, dhe djalin Connor, 28-vjeç, ndërsa ishte i martuar me Nicole Kidman.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore