Lajme

Haxhiu “vaksinohet” kundër korrupsionit


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Të premten e 9 dhjetorit është shënuar Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, me këtë rast Instituti Demokratik i Kosovës ka zhvilluar një aktivitet simbolik afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovë.

“Imonizohu kundër korrupsionit”, është fushata e KDI-së, simbolikë e të cilit ka qenë “vaksinimi” kundër korrupsionit dhe shpërndarja e “Abetares kundër korrupsionit”.

E pranishme në këtë aktivitet ka qenë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila është “vaksinuar” kundër korrupsionit.

Edhe në këtë takim, Haxhiu theksoi se prioriteti i Qeverisë është lufta kundër korrupsionit.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi aktivitete të tilla që kanë për qëllim që të emancipojnë shoqërinë për pasojat që krimi i organizuar dhe korrupsioni sikurse edhe ata që kanë përgjegjësi në Qeveri dhe në institucionet tjera”.

“Siç jeni në dijeni, njëra ndër prioritetet tona është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në këtë drejtim kemi marrë shumë veprime në fuqizim të paketës ligjore kundër korrupsionit”, ka theksuar Haxhiu.

Fushata, “Imonizohu kundër korrupsionit”.

Ndërsa, përmendi edhe projektligjin për parandalimin e korrupsionit dhe Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Kurse, Eugen Cakolli, nga KDI-ja i vlerësoi përpjekjet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit.

“Simbolika e këtij aktiviteti është ‘vaksinimi’ kudër korrupsionit dhe i formimi përmes llojeve dhe manifestimeve, për shkak se ka lloje të ndryshme të korrupsionit të cilat shpesh herë mund t’i hasim në përditshmëri. KDI vlerëson jashtëzakonisht shumë përpjekjet e Qeverisë për konsolidimin e kornizës ligjore për luftimin e korrupsionit në kuadër të secilës janë miratuar një gamë të gjerë ligjesh”, tha ai.

Fushata, “Imonizohu kundër korrupsionit”.

Të hënën e 5 dhjetorit në Kosovë ka filluar “Java Kundër Korrupsionit 2022”.

Ligjet që kanë të bëjnë me integrimet evropiane dhe ato për sistemin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit, janë konsideruar si më të rëndësishme që duhet të miratohen nga Kuvendi i Kosovës brenda një periudhe sa më të shpejtë kohore.

Njohësit e fushës së drejtësisë konsiderojnë se pa një bazë të mirë ligjore të standardizuar dhe funksionale në kuptimin e zbatimit të ligjeve do të paraqiten pengesa në funksionimin e institucioneve të caktuara në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore