Lajme

Haxhiu uron që Kushtetuesja të kultivohet dhe të avancojë


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka uruar 16 vjetorin e Kushtetueses së Kosovës, duke shpresuar që të kultivohet dhe të avancohet, ndonëse kritikat më të shpeshta i ka pasur për këtë institucion duke thënë se “nuk e ka ndjeshmërinë e njëjtë si qytetarët për reforma në drejtësi”.

“Urojmë që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet dhe të avancojë në frymën e saj demokratike, duke garantuar gjithmonë mbrojtjen e interesave të shtetit dhe duke i trajtuar me përparësi dhe respekt interesat e qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social ‘Facebook’.

Ajo potencoi se përdorimi i saj në formë të gabuar e ulë kredibilitetin e saj duke shtuar se “asnjëherë s’duhet lejuar”.

“Fryma e saj demokratike është thelbi i vlerës së saj, i cili nuk mund të zëvendësohet”.

Si njëra ndër udhëheqëset kryesore të drejtësisë, ajo ka premtuar se do të angazhohen për ta zbatuar Kushtetutën.

“Të respektojë këtë frymë të lirë, të plotë dhe të përgjegjshme përpara ligjit, duke përfshirë të gjithë ata që marrin vendime kushtetuese për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”.

Në më shumë se dy vjet e gjysmë qeverisje në mandatin katër vjeçar, qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, e ka shkelur gjashtë (6) herë Kushtetutën e Kosovës.

Gjatë kohës sa ishte në opozitë, kryeministri Albin Kurti, ishte mjaft i zëshëm në sulmet dhe denigrimin e atyre personave që Gjykata Kushtetuese vendoste kundër vendimeve të tyre.

Madje, Kurti si opozitar deklaronte: ”Kush e shkelë ligjin është kriminel, kush e shkelë Kushtetutën është superkriminel”.

Por, vetë në pushtet, shkeljen e Kushtetutës e ka bërë normë qeverisëse, derisa, deri më tani, përkundër shkeljeve të shumta kushtetuese, nuk ka asnjë dorëheqje, pra askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Më 9 prill të vitit 2008 Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa më 15 qershor të atij viti ka Kushtetua ka hyrë në fuqi.

Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit.

Kushtetuta si akti më i lartë juridik që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit ka dhënë të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës përbëhet nga 14 kapitur dhe 162 nene.

9 prilli shënohet si festë shtetërore në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore