Lajme

Haradinaj: Viti 2023 ishte sfidues për ekonominë e vendit


Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se viti 2023 ishte një vit sfidues për ekonominë e vendit, e në veçanti për sektorin privat.

Këto komente, Haradinaj i ka bërë pasi që ka marrë pjesë në darkën e organizuar për fund-vit nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, më në krye me kryetarin e saj Agim Shahinin.

“Aleanca dhe unë si kryetar i saj vlerësojmë dhe besojmë në rolin jetik të sipërmarrësve vendorë, pasi që janë pikërisht ata që me punën e tyre ndikojnë në krijimin e vendeve të punës si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkuar Haradinaj në Facebook.

Foto: Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së ka theksuar se shpreson se viti që po vjen të jetë një vit më dinamik dhe “më frytdhënës për ekonominë e vendit, një vit i kthesës drejt perspektivës për zhvillim të gjithmbarshëm”.

Opozita, por edhe njohësit e çështjeve ekonomike vazhdimisht kanë kritikuar qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, për politikat e tij ekonomike, posaçërisht sa i përket investimeve kapitale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore