Zgjedhjet në Kosovë

Haradinaj shpall fitoren e AAK-së në pesë komuna


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se deri tani kanë fituar bindshëm në pesë komuna.

“AAK e ka rikonfirmuar fuqinë e vet politike bindshëm edhe në tri komuna tjera, Gjakovë, Rahovec dhe Klinë dhe jemi në pritje edhe të Junikut sepse është një rezultat i ngushtë dhe po ashtu edhe Istog”.

“Por AAK ka fituar bindshëm në pesë komuna dhe ka arsye që të festoj”, tha Haradinaj në konferencë për media.

Tutje Haradinaj tha se do bashkëqeverisin edhe në gjashtë komuna të tjera.

“Ne do të prijmë apo qeverisim në 5 komuna dhe në bashkëqeverisje edhe në 6 të tjera”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë votimit.

Ndryshe, kandidati nga radhët e AAK-së për të parin e Rahovecit, Smajl Latifi, e ka shpallur fitoren.

Ai në Facebook ka shkruar se kjo fitore është vulë e punëve të mëdha që kanë kryer në mandatin paraprak dhe e besimit për zotimet e tij për mandatin e ardhshëm.

“Unë do t’i qëndroj pas fjalës sime, siç kam bërë gjithmonë. U jam mirënjohës për këtë përkrahje masive! Bashkë do ta zhvillojmë Rahovecin që e duam shumë”, ka shkruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore