Shqipëria

Hapet së shpejti muzeu për historinë e Forcave të Armatosura


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në median sociale “Facebook”, nëpërmjet së cilës ka bërë me dije se shumë shpejt do të hapet muzeu i ri kushtuar historisë së Forcave të Armatosura (FA).

Muzeu do të jetë i vendosur në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, në kilometrin e 15-të.

Kryeminstri shkruan se aty do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së Forcave të Armatosura në vite, në një sipërfaqje prej 100 mijë metër katrorë.

 “Shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura. Aty dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë”, shkruan Rama.

Ai ka nënvizuar se ky do të jetë një mjedis unikal, me një zonë të mirëfilltë muzeale dhe kreative.

Natyra e bukur dhe hapësirat brenda objekteve do të krijojnë një pikë të re referimi për vizitorët e të gjitha moshave dhe turistët padyshim”, ka shtuar Rama./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore