Lajme

Hapet për qarkullimin pika kufitare në Bërnjak


Është hapur për qarkullim pika kufitare në Bërnjak pasi ishte mbyllur në fund të muajit të kaluar për shkak të sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin e konfirmuar për Albanian Post, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

“Po është hapur për qarkullim sot në ora 8:00”, tha shkurtimisht Elshani.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, tashmë i nderuar me titullin ‘Hero i Kosovës’, Afrim Bunjaku, u vra në orët e para të 24 shtatorit në fshatit Banjskë që banohet kryesisht me shumicë serbe nga një grup i organizuar terrorist i cili ka ngërthyer brenda vetes së paku 30 pjesëtarë të trajnuar, ushtarakë e paramilitarë, të cilët janë sponsorizuar dhe mbështetur nga shteti serb.

Krimineli dhe terroristi Milan Radojiçiç, e ka marr përgjegjësin se ka udhëhequr grupin terrorist që u futë i armatosur rëndë nga Serbia në Kosovë.

Radojiçiç të martën është arrestuar nga Drejtoria e Policisë Kriminale në Serbi, dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se po e presin vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për të kërkuar zyrtarisht fletë-arrest ndërkombëtar për të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore