Lajme

“Handikos” në Kosovë në prag të mbylljes, shteti s’po e ndihmon për të mbijetuar


Foto nga Albanian Post

Qendra e Resurseve “Handikos” në Prishtinë është në rrezik të mbyllet shkaku krizës financiare nëpër të cilën po kalon.

Qendra ofron shërbime të ndryshme për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara.

Dikur ishin 333 fëmijë të cilët merrnin shërbime e tash numri është reduktuar në dhjetë.

Ndërkaq, 20 të rriturit që merrnin shërbime vitin e kaluar, s’mund të trajtohen më.

Nga kjo qendër kanë thënë se kanë insistuar të gjejnë një zgjidhje, por nuk kanë pasur ndonjë rezultat.

Për këtë situatë të krijuar edhe prindërit kanë theksuar shqetësimet e tyre.

Handikos funksionon edhe në komuna të tjera, pra ka 14 qendra rehabilitimi në Kosovë. Kjo organizatë është themeluar në vitin 1983.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore