Lajme

Hancock: AstraZeneca e sigurt kundër COVID-19


Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, deklaroi se vaksina AstraZeneca është një vaksinë e sigurt kundër COVID-19.

Kjo deklaratë vjen, pasi disa kombe evropiane ndaluan përdorimin e saj për shkak të shqetësimeve të mpiksjes së gjakut.

Rreth 13 vende kanë pezulluar përdorimin e vaksinës. Këto vende kanë kërkuar sqarime të mëtejshme mbi sigurinë e saj.

Monitoruesit  në Mbretërinë e Bashkuar të Agjencisë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) kanë pohuar se provat e deritanishme “nuk tregojnë” nëse vaksina shkakton mpiksje gjaku.

Në pritje të rezultateve nga EMA

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) pritet të publikojë të dhënat e hetimit të tyre tek personat që kanë pasur mpiksje gjaku pas vaksinimit.

Rreth 17 milion njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian (BE) dhe MB-në kanë marrë një dozë të vaksinës.  AstraZeneca ka deklaruar se janë më pak se 40 raste të raportuara me mpiksje gjaku.

Prodhuesi i vaksinës deklaroi se numri i rasteve të mpiksjes së gjakut të raportuara ishte më i ulët. Mund të pritej të ishin qindra raste në  popullsi.

I pyetur nëse kishte pasur prova të njerëzve që kishin mohuar marrjen e vaksinës pas pezullimit të disa vendeve evropiane, Hancock, pohoi se  është ende akoma “një numër të madh personash që po vaksinohen  çdo ditë” dhe se “entuziazmi për të marrë vaksinën ishte ende i madh”

Një pjesë e vendeve evropiane  po kërkojnë qartësime të mëtejshme mbi sigurinë e vaksinimit, pas kritikave ndaj vendimit të tyre për të pezulluar përdorimin e tij.

Fillimisht Danimarka pezulloi përdorimin e vaksinës. Më pas vaksina u pezullua nga Norvegjia, Islanda, Gjermania, Franca, Italia, Qipro, Spanja, Latvia dhe së fundmi dhe Suedia.

Gjermania, Franca dhe Italia kanë thënë se janë në pritje të një rezultatit të hetimeve nga EMA.

Këto vende kanë ndaluar  përdorimin e vaksinës  si një “masë paraprake”. Po ashtu Austria ka ndaluar përdorimin e disa sasive të marra, ndërkohë që Belgjika, Polonia, Republika Çeke dhe Ukraina do të vazhdojnë procesin e vaksinimit me AstraZeneca-n.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore