Lajme

“Hamasi kishte teknologji anti-Iron Dome brenda ndërtesës së Associated Press”


Hamas kishte zyra të inteligjencës, hulumtimeve dhe të zhvillimeve në ndërtesën që Izraaeli bombardoi muajin e kaluar dhe kjo ka qenë arsyeja e bombardimit të saj, sipas ambasadorit izraelit në Kombe të Bashkuara dhe ShBA, Gilad Erdan.

Hamas po punonte në një pajisje kundër sistemit të mbrojtjes raketore Iron Dome në të njëjtën ndërtesë në Gaza me zyrën e Associated Press, të cilën Izraeli bombardoi gjatë Operacionit “Guardian of the Walls”, tha ambasadori Erdan.

Këtë informacion ambasadori Erdan e transmetoi në bashkërendim me IDF-në, Drejtorin e Përgjithshëm të Associated Press, Gary Pruitt dhe Zëvendës Presidentit për Lajmet e Jashtme Ian Phillips në New York.

Ambasadori tutje tregoi se Hamasi kishte zyra të inteligjencës dhe kërkimit teknologjik, si dhe zhvillimit në ndërtesën që Izraeli bombardoi muajin e kaluar. Askush nuk u vra nga bombardimi, pasi që autoritetet Izraelite dhanë paralajmërim për të.

Ambasadori Gilad Erdan

Erdan theksoi angazhimin e shtetit të Izraelit për lirinë e shtypit dhe se Izraeli bën çmos për të shmangur dëmtimin e civilëve, përfshirë gazetarët e Associated Press.

Ai gjithashtu ka thënë se Izraeli do të ndihmojë në rindërtimin e objekteve të Associated Press dhe do të sigurojë që ata do të mund të sjellin pajisjet e tyre në Gaza.

“Hamas është një organizatë terroriste dhe vrasëse që shkel lirinë e shtypit kur ajo operon ndërmarrjen e saj terroriste përbrenda popullatave civile, përfshirë ndërtesën e përdorur nga media ndërkombëtare,” shtoi Erdan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore