Lajme

Halimi për aferën “gruri”: Një tjetër e vërtetë e dhimbshme, dhunë e ushtruar mbi stafin civil


Sibel Halimi.

Sipas zëdhënëses së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi skandali për rezervat ushqimore që është publikuar në media shpërfaq një të vërtetë shqetësuese.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Halimi ka thënë se përmes këtij skandali vendi ka humbur gjashtë milionë euro.

“Skandali  “gruri” – i raportuar në media – me ç’rast vendi mund të këtë humbur hiç më pak se gjashtë milionë euro, shpërfaqi sërish një të vërtetë të dhimbshme e shqetësuese”, ka shkruar ajo.

“Presionin e dhunën e ushtruar nga politika e Albin Kurtit mbi stafin civil. Personazhi i përfshirë në përgjime, Enveri, është imazhi i realitetit, ku shërbyesit civil të cilët kanë prit e përcjellë pushtete politike, i janë nënshtruar sot partisë-shtet”, ka shkruar ajo.

Duke thënë se në Kosovë ka shumë sikurse Enveri që nuk po lejojnë që punën ta kryejnë në shërbim të shtetit.

“Ndaj, në Kosovë janë shumë Envera që nuk po mund të kryejnë punën e tyre, në shërbim të shtetit, pikërisht për shkak të mënyrës së qeverisjes së diktatit të kësaj qeverie”.

Me 1 gusht, dy hetues nga Krimet Ekonomike kanë intervistuar zyrtarët e Departamentit të Rezervave Shtetërore brenda Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, rreth skandalit për rezervat ushqimore publikuar në media.

Me fillim në orën 13:30 e deri rreth orës 15:00 dy hetuesit nga krimet ekonomike intervistuan zyrtarët e këtij departamenti pasi dy prej tyre u dëgjuan në përgjime të publikuara nga mediumi Nacionale.

Skandali ka të bëjë me blerjen e paligjshme të vajit, ku zyrtarët dëgjoheshin tek e pranonin se procesi ka pasur parregullsi dhe për më tepër, paratë ministria i ka dhënë, por vaji asnjëherë nuk ka ardhur në Kosovë.

Nga sa dihet deri më tani, ministria, përmes disa personave të afërt me kryeministrin Albin Kurti, bleu vaj nga një kompani pothuajse fantome në Poloni.

Albanian Post ka kuptuar nga burime brenda ministrisë se një nga të intervistuarit ishte edhe Hafiz Gara, Drejtor i Departamentit të Rezervave Shtetërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore