Lajme

Hakerët synojnë politikanët australianë përmes lajmeve të rreme


Hakerët krijuan një faqe interneti me lajme të rreme për të mbledhur të dhëna nga zyrtarë të qeverisë australiane, gazetarë dhe të tjerë.

Kështu ka rezultuar nga një zbulim i një kompanie amerikane të sigurisë së lartë.

Objektivat morën emaile që pretendonin se ishin nga mediat australiane të lajmeve, të cilat i lidhnin me një faqe interneti me qëllim të keq.

Faqja e internetit, e mbushur me artikuj të vjedhur nga media “BBC”, më pas do të instalonte kode me qëllim të keq në pajisjen e tyre.

Sipas Proofpoint, kishte mundësi “të lartë” që hakerat ishin në linjë me qeverinë kineze.

“Në thelb, një pjesë e madhe e aftësisë sonë të atribuimit vjen nga fakti se Departamenti amerikan i Drejtësisë pajtohet me atribuimin dhe të dhënat që kemi publikuar”, ka thënë zëvendëspresidenti Sherrod DeGrippo.

Sipas tij, arsyeja që ka një besim kaq të lartë në këtë atribuim të veçantë shkon në aktakuzën e departamentit, e cila përmend këta të pandehur.

Kërcënim i motivuar nga spiunazhi

Për Proofpoint, hakerët ishin pjesë e një grupi, katër anëtarë të të cilit ishin akuzuar nga SHBA-të në vitin 2021.

Asokohe Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se ishte “pothuajse e sigurt” se ata ishin të lidhur me qeverinë kineze.

 

Dhe se grupi ishte “një aktor kërcënimi me bazë në Kinë, i motivuar nga spiunazhi, që ka qenë aktiv që nga viti 2013, duke synuar një sërë organizatash në përgjigje të ngjarjeve politike në rajonin e Azi-Paqësorit, me fokus në Detin e Kinës Jugore”.

Në hakimin e fundit të grupit, midis prillit dhe qershorit, viktimat kishin marrë emaile që pretendonin se ishin nga dikush që kishte hapur një faqe interneti lajmesh.

Më pas, atyre iu kërkua të rishikonin faqen dhe të mendonin të shkruanin për të.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore