Shqipëria

Hajdari: Banorët e Librazhdit dhe Prrenjasit pa ujë dhe energji elektrike


Rudina Hajdari, deputetja e opozitës u shpreh se është ironike të diskutohet për azilkërkuesit e huaj në Shqipëri, ndërkohë që Shqipëria dhe shqiptarët janë të ndarë dhe emigrojnë më së shumti.

“Kemi azilkërkuesit më të lartë se vendet e tjera, edhe më të lartë se venmdet në luftë”.

Hajdari tha gjithashtu se “vendi ka pasuri kromi, nëntokësore, klimë të mrekullueshme, pozicion gjeografik të favorshëm”.

“Jemi vende me popullatën më të re, por kemi problemin më të madh me njerzit që largohen nga vendi”.

Në fjalën e saj ajo ceku edhe takimin me banorët e Librazhdit dhe Prrenjasit.

“Kam takuar mijëra qytetarë. Te tregojnë si pushtetarët erdhën me kamionë, sharra, armë prenë pyjet. Këta pushtetarë abuzuan, ju shkatërruan  atë që me mijëra vite u krijua. Banorët nuk kanë si të ngrohen, ju pushtetarët ndërtuat vilat dhe jeni më të pasur se gjithë zona”.

Deputetja listoi edhe disa probleme që ka diskutuar me banorët, ku sipas saj namorët janë pa uj të pijshëm, pa energji elektrike dhe pse janë zonat me pasuri më të mëdha.

“Tregtarët shesin nëpër rrugë pa kushtet minimale. Një zonë si ajo e Prrenjasit, Librazhdit ku rritet 60% e faunës, është kthyer në një zonë të prapambetur”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore