Sport

Gudmundsson: Strategjia e Juventusit për të rrëmbyer objektivin e Interit


Albert Gudmundsson

Juventus-i jo thjesht po ëndërron për Albert Gudmundsson, por ka hartuar një strategji për të mposhtur Inter-in dhe Tottenham-in për ylln e Genoa-s.

Sulmuesi 26-vjeçar islandez duket i destinuar të largohet nga Genoa këtë verë pas një sezoni mbresëlënës nën drejtimin e Alberto Gilardino, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë katër asistime në 32 paraqitje gjithsej, duke tërhequr vëmendjen e klubeve në të gjithë Evropën.

Tre klubet që në dukje janë më të interesuarit për Gudmundsson janë Juventus, Inter dhe Tottenham.

Spurs janë në gjendje të mirë financiare dhe zikaltërit kanë një plan për të shitur për të gjeneruar fonde, duke detyruar drejtorin e bardhezinjëve, Cristiano Giuntoli të gjejë një zgjidhje.

“Tuttosport” në edicionin e sotëm detajon se si Juventus-i ka diskutuar tashmë për një marrëveshjeje për Gudmundsson me përfaqësuesit e tij, duke i lejuar ata të hartojnë një strategji për një marrëveshje me Genoa-n, të cilët po presin gjithashtu oferta nga Inter-i dhe Tottenham-i.

“Zonja e Vjetër” dëshiron të përfshijë mesfushorin argjentinas Enzo Barrenechea si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me klubin e Genoa-s, të cilët tashmë e kanë parë 22-vjeçarin si një opsion interesant.

Kush është Gudmundsson, ylli më i ri në Serie A

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore