Lajme

Greqia dhe Franca e detyrueshme vaksina COVID-19 për punonjësit shëndetësorë


Protestuesi anti-vaksinë gjatë demonstratës në sheshin Syntagma, Athina qendrore, 14 Korrik 2021

Ndërsa Evropa lufton me numrin në rritje të rasteve të coronavirusit të shkaktuara nga varianti Delta, disa vende po i bëjnë vaksinat e detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor, me disa udhëheqës qё madje po konsiderojnë t’i bёjnё të detyrueshme për të gjithë.

Franca dhe Greqia njoftuan të dyja kërkesat e reja për vaksinimin, duke ndjekur gjurmët e Italisë, e cila i bëri të detyrueshme për punonjësit e shëndetësisë që në prill.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar(MB), e cila po përparon me planin e saj të zhbllokimeve pavarësisht paralajmërimeve të forta nga ekspertët, ka thënë më parë se do të urdhërojë doza për personelin e shtëpive nga tetori.

Megjithatё, jo të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor janë të kënaqur me lëvizjen.

Në Itali, disa çёshtje gjyqësore janё hapur nga ata që nuk duan të vaksinohen.

Në MB, një peticion kundër planit për t’i bërë të detyrueshme vaksinat ka tërhequr më shumë se 72 mijё nënshkrime.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi gjithashtu të hënën, se punonjësit e kujdesit shëndetësor, punonjësit e kujdesit tё shtëpive dhe ata që punojnë me pacientë të prekshëm dhe të dobët në Francë do të duhet të vaksinohen deri më 15 shtator.

Ministri i shëndetësisë Olivier Veran shtoi se punonjësit qё nuk do tё vaksinohen do të ndalohen të shkojnë në punë dhe nuk do të paguhen pas afatit të shtatorit.

Macron gjithashtu la të kuptohet mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm, nëse epidemia përkeqësohet.

“Në varësi të situatës, pa dyshim që do të duhet t’i bëjmë vetes pyetjen e opsionit të vaksinimit të detyrueshëm, për të gjithë popullatën”, tha Macron.

Ndërkohë, Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi të hënën se vaksinimet do të bёhen shumë shpejt të detyrueshme për stafin e shtëpive të moshuarve.

Ata që nuk pranojnë do të pezullohen nga puna duke filluar nga 16 gushti, tha ai, duke shtuar se nga shtatori, vaksinimet do të jenë të detyrueshme për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Mitsotakis tha se, duke filluar qё nga e premtja dhe deri në fund të gushtit, vetëm ata që kanë bërë vaksinën do të jenë në gjendje të vizitojnë zona të mbyllura tregtare si qendra argëtimi, bare, teatro dhe kinema.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën, se qeveria e saj kishte vendosur të mos i detyronte qytetarët të vaksinohen, duke shtuar se besonte se shumë njerëz dëshironin që të inokuloheshin vetë.

Ajo shtoi, se ishte përgjegjësi e autoriteteve që të siguronin informacionin e duhur për qëllimin në fjalë.

Gjithashtu Kancelarja theksoi, se kufizimet e vendit për COVID-19 nuk do të hiqen derisa të vaksinohen sa më shumë njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore