Shqipëria

Greqia mbyll Kapshticën deri më 5 prill


Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ka njoftuar, të hënën, më 22 mars, se pika kufitare Kapshticë me Shqipërinë do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur deri më 5 prill, për shkak të situasës së krijuar nga Covid-19. Njoftimi u bë i ditur nga autoritet e Policisë greke.

Masat kanë ardhur për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Dalja dhe hyrja nga Shqipëria drejt Greqisë do të vijojë të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë.

Greqia e ka mbyllur pikën kufitare me Shqipërinë që prej nëntorit të vitit të kaluar, duke mos lejuar asnjë udhëtar që shkon nga Shqipëria drejt shtetit grek.

Por Shqipëria e ka mbajtur të hapur pikën kufitare për shtetasit grek dhe mjetet e transportit të rëndë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore