Rajoni

Greqi/ Autoritetet lehtësojnë masat kufizuese pas 14 majit


Autoritetet greke kanë njoftuar se do të heqin kufizimet në udhëtimet mes rajoneve. Gjithashtu do të shfuqizojnë dhe metodën e aplikimit online për të dalë nga shtëpia.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri grek, Akis Skertsos, të mërkurën e 12 majit, gjatë një konference për pandeminë.

Për ata që duan të udhëtojnë në ishujt grekë, përveçse në ishujt Evia dhe Lefkada, me traget apo aeroplan, do të duhet të sigurojnë një certifikatë vaksinimi, testin PCR- negativ, testimin e shpejtë, ose vetëtestimin. Kjo është e nevojshme 72 ose 24 orë para udhëtimit.

Kompanitë ajrore dhe tragetet do të jenë përgjegjëse për të kontrolluar pasagjerët, nëse janë të pajisur me dokumentacionin e kërkuar, para se të hipin në traget apo aeroplan. Masat do të zbatohen për të gjithë udhëtarët vendas dhe të huaj të moshës mbi 5 vjeç.

Skertsos tha se, ora policore do të shtyhet deri në gjysmën e mesnatës, nga 14 maj.

Në pakicë, dyqanet do të rifillojnë funksionimin normal, duke shfuqizuar sistemet e klikimit dhe mbledhjes në dyqan, duke ruajtur vetëm distancat shoqërore dhe rregullat e sigurisë shëndetësore.

Grumbullimet e grupeve muzikore nuk do të lejohen ende në kafene dhe restorante gjatë muajit maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore