Lajme

Grenell: S’kam pas qëndrim personal ndaj Kurtit, refuzimi i gazit amerikan është gabim


Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë në emisionin “Opinion” se nuk ka mbajtur asnjëherë qëndrim personal ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, por vetëm për politikat e tij në Kosovë.

“Ju sfidoj të gjeni sikur një shembull ku unë personalisht kam folur për Kurtin. Kur lidhem një marrëveshje ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, dhe meqë ra fjala dua ta përgëzoi administratën Biden që e ka përqafuar atë marrëveshje”, tha Grenell.

Për Grenell, refuzimi i gazsjellësit amerikan nga Qeveria Kurti, përbën problem pasi shton se “nuk jam i sigurt se populli do të mbështeste refuzimin e gazsjellësit të pastër”.

“Kjo s’do mend. Në mënyrë thelbësore, refuzimi i një ideje amerikane për energji të pastër, është shumë problem”.

Grenell ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ka potencuar se “kurrë nuk kam dëgjuar njeri që të përmendë shkëmbimin e territoreve në praninë time”.

Madje sipas tij, një gjë e tillë është e papranueshme për SHBA-në.

“Ishte e papranueshme si për mua, ashtu edhe për presidentin Trump. E di që ka mjaft akuza, por nuk di të them nëse është e vërtetë. Ajo që di është se Donald Trump nuk ka qenë kurrë pro shkëmbimit të territoreve. Kjo çështje s’i është parashtruar atij”, shtoi Grenell.

Ai ka potencuar se “unë nuk mendoj se ka shume raste kur Kurti shtyn para politika për të cilat qeveria amerikane mund të jetë dakord”.

“Kurti sikur po kthen pas shumë progres që është bërë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore