Shqipëria

Grabitet filiali i institucionit “Kredo.al” në Tiranë


Mesditën e 23 janarit është grabitur filiali i institucionit financiar privat “ Kredo.al”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në zonën e Brrylit.

Forcat policore ndodhen në vendin e ngjarjes. Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar shërbimet ku po bëhet krehja e zonës. Nuk dihet se sa mund të jetë shuma e grabitur.

Mësohet se autori i grabitjes ka kërcënuar punonjësit me armë. Ai ka marrë një shumë të caktuar parash dhe është larguar me shpejtësi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore