Lajme

Gjyqtari i Kushtetueses Jeton Bytyqi betohet para Osmanit


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjyqtari Jeton Bytyqi dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Gresa Cakaj.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Bytyqi, të hënën është betuar para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës.

“Sot u mbajt ceremonia e betimit të gjyqtarit Jeton Bytyqi para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj”.

“Presidentja Osmani e ka uruar z. Bytyqi për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë thuhet se Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale.

Më 14 shkurt, Kuvendi i Kosovës, të enjten, kishte zgjedhur Jeton Bytyçin gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Nga 96 deputetë sa morën pjesë në votim, 69 prej tyre votuan pro emërimit të Bytyçit si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Kundër kandidati i Bytyçit në anën tjetër mori vetëm 19 vota.

Ndërsa tetë vota ishin shpallur si të pavlefshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore