Gjykata Speciale

Gjykimi ndaj Shalës, merret në pyetje eksperti mjeko-ligjor Marek Gasior


Marek Gasior, ekspert mjeko-ligjor.

Eksperti mjeko-ligjor Marek Gasior, në cilësi të dëshmitarit të nëntë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës ka vazhduar dëshminë e tij të mërkurën në Gjykatën Speciale.

Gasior, tha se në raportin e tij pas ekzaminimit të mbetjeve mortore të një personi, ka konstatuar se përmes fotografive të paraqitura në seancë shihet këputja e gjurit .

“Në fotografi ne mund të shohim kupën e gjurit, mund të shikojmë gjithashtu edhe fibulën. Mund t’i shohim katër kocka të cilat së bashku krijojnë këtë pjesën e kockës së gjurit”.

I pyetur nga prokurorja se cila prej goditjeve qëllimeve me arme përfaqësohet nga kjo shigjeta me të kuqe e cila shikohej në ekran vetëm nga prokurorët dhe dëshmitari, tha se “është gjuajtje me armë”, për të cilën kishin diskutuar edhe në seancën e së martës.

“Pra, kjo është gjuajtje me armë zjarri të cilën ne e diskutuam edhe dje. Është bërë në pjesën e poshtme të hemurit të djathtë, pra plumbi ka hyrë nga përpara dhe e kemi daljen në pjesën e pasme”.

Prokurorja kërkoi nga ai që nga ekspertiza e autopsisë të ua bëj të ditur se në çfarë pozicioni ka qenë individi në kohën kur është shtënë në drejtim të tij.

Por, mjeku ligjor u shpreh se nuk mund të flas lidhur me këtë.

“Sa i takon pozicionit se si ka qenë individ apo në çfarë pozicioni kur është shtënë në drejtim të tij, më vjen keq por nuk jua them dot unë këtë gjë”.

Prokurorja në Gjykatën Speciale gjatë intervistimit të ekspertit mjeko-ligjorit.

Tutje Gasior, u pyet nga prokurorja se a përfaqëson ky imazh trajektoren e plumbave që ishte prezantuar edhe në seancën e djeshme.

Ai sqaroi se, “tek imazhi në të majtë kemi pjesën e brendshme, pra me fjalë të tjera e shohim fibulën e mesme deri në pjesën anësore”.

Ndërsa tutje është thënë se në fotografinë 36 ka edhe shtrirje me armë, prokurorja kërkoi sqarim se në cilën pjesë përfaqësohet kjo shtrirje.

“Është gjuajtje me armë, trajektorja është nga poshtë-lart. Do të thotë me fjalë të tjera shkon në drejtimin nga lartë”.

Tutje nga prokurori është kërkuar që seanca të kaloj në private për disa çështje të brendshme të cilat do të diskutohen mes palëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore