Lajme

Gjykata holandeze lejon eksportin e pjesëve të F-35 drejt Izraelit


Holanda mund të vazhdojë të dorëzojë pjesë për avionët luftarakë F-35 të përdorur nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Kjo pasi një gjykatë holandeze ka hedhur poshtë një çështje të ngritur nga një grup organizatash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Gjykata e Hagës ka vendosur kështu se dhënia e dokumenteve ishte mbi të gjitha një vendim politik në të cilin gjyqtarët nuk duhet të ndërhynin.

“Konsideratat e formuluara nga ministri janë në një masë të madhe të natyrës politike dhe gjyqtarët duhet t’i lejojnë ministrit liri të madhe”, ka vendosur gjykata.

Ndërkohë, një sërë organizatash të mbrojtësve të të drejtave të njeriut kanë ngritur një padi, duke argumentuar se dispozita e këtyre pjesëve kontribuon në shkeljet e pretenduara të ligjit ndërkombëtar nga Izraeli në luftën kundër Hamasit.

Çështja ka të bëjë me pjesët e F-35 në pronësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ruajtura në një magazinë në Holandë, më pas dërguar te disa partnerë, duke përfshirë Izraelin, sipas marrëveshjeve të eksportit.

Kurse autoritetet holandeze kanë thënë se ishte e paqartë nëse ata kishin autoritetin për të ndërhyrë në dërgesat, të cilat janë pjesë e një operacioni të drejtuar nga SHBA-të dhe furnizojnë pjesë për të gjithë partnerët e F-35.

“Bazuar në informacionet aktuale në lidhje me vendosjen e F-35 izraelitë, nuk është e mundur të vërtetohet se F-35 janë të përfshirë në shkelje të rënda të ligjeve humanitare të luftës”, ka deklaruar qeveria në një letër drejtuar Parlamentit.

Por Liesbeth Zegveld, avokate e të drejtave të njeriut për paditësit, i ka cilësuar vërejtjet “të pakuptimta”.

Ajo ka thënë se qeveria holandeze ishte qartësisht e vetëdijshme për atë që ajo e quajti “shkatërrimi i madh i infrastrukturës dhe qendrave civile në Gaza”.

Po ashtu Zegveld ka vënë në dukje rregullat e vetë qeverisë për eksportet, të cilat thonë se një licencë duhet të refuzohet nëse ekziston një rrezik i dukshëm që mallrat “të përdoren për të kryer shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare”.

Nga ana tjetër, avokatët e qeverisë kanë argumentuar se nëse holandezët nuk i siguronin këto pjesë nga magazina e vendosur në Holandë, Izraeli mund t’i marrë ato lehtësisht diku tjetër.

Lufta, tashmë në muajin e tretë, filloi si përgjigje ndaj sulmeve të paprecedentë të nisura kundër Izraelit nga grupi islamik palestinez Hamas më 7 tetor.

Prej asaj kohe, lufta e ka lënë Gazën në gërmadha dhe ka vrarë 18 mijë e 878 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e drejtuar nga Hamasi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore