Shqipëria

Gjykata e Vlorës lë në burg Rei Metën, për akuzën “vrasje nga pakujdesia”


Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg” për Rei Metën, i cili vrau të hënën e 7 gushtit Armando Meshaun në një qendër interneti në Vlorë.

Instanca e shkallës së parë të drejtësisë në qytetin bregdetar e dënoi 33-vjeçarin për akuzën “vrasje nga pakujdesia”, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Autoritetet arrestuan më 7 gusht autorin e dyshuar të një vrasjeje të ndodhur në Vlorë, ku i vdekur pas një konlfikti mbeti shtetasi 55-vjeçar, Armando Meshau.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi për motive të dobëta ndërmjet dy shtetasve dhe për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj viktimës nga ana e një 33-vjeçari, Meshau ka humbur jetën.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit R. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje ndërkaq.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore