Shqipëria

Gjykata e Beratit “Arrest në Burg në Mungesë” për Talo Çelën


Gjykata e Beratit ka caktuar masёn “Arrest me Burg nё Mungesё” pёr T. Ç, i cili dyshohet tё jetё i dyshuari pёr atentatin ndaj Irfan Azizit.

T.Ç. flitet tё jetё person me precedente tё mёparshme penale tё rёnda. Pak muaj më parë u vra dhe vëllai i tij në Elbasan, B.Ç.

B.Ç., 62 vjeç, baba i tri vajzave, u qëllua nga tre persona me rreth 10 plumba. Sipas dëshmitarëve, atentatorёt mbanin veshur uniforma policie.

Dyshimet e para të Policisë tregonin se ai mund tё jetё vrarё pёr hakmarrje tё vёllait tё tij.

Vitin e kaluar, më 7 korrik tё vitit 2020, Policia e Shtetit vendosi si shpërblim 10 mijë euro për qytetarët që japin informacion për T.Ç.

Kjo pas dyshimit se ai mund tё jetё autor i ngjarjes sё 9 prillit tё vitit 2019, tё ndodhur nё aeroportin “Nёnё Tereza”, nё Rinas nё tё cilёn persona tё maskuar vodhёn njё sasi tё konsiderueshme lekёsh qё po ngarkoheshin nё avion.

Nga ngjarja nё fjalё mbeti i vrarё njё prej autorёve, pas shkёmbimeve tё zjarrit me forcat e policisё.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore