Lajme

Gjykata e BE-së lejon ndalimin e shamisë/ Qeveria turke reagon ashpër


Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (BE), me bazë në Luksemburg (CJEU) vendosi të enjten se kompanitë që ndodhën në BE mund të ndalojnë punonjësit të mbajnë shami nën kushte të caktuara, nëse është e nevojshme imazhin neutralitetit që paraqesin tek klientët.

Qeveria turke ka dënuar të dielën, vendimin nga gjykata e lartë e BE-së që e lejon ndalimin e mbajtjes së shamive në kushte të caktuara si “shkelje të qartë të lirive fetare”. Ata shtuan se kjo masë do të përkeqësonte paragjykimet ndaj grave muslimane në Evropë.

Ministrja e Jashtme turke tha në një deklaratë për media se, vendimi i marrë nga BE-ja është shenjë e rritjes së islamofobisë, ku gratë muslimane në Evropë “po diskriminohen” për besimet e tyre fetare.

“Vendimi i CJEU, shpërfill lirinë fetare dhe krijon një bazë ligjore për diskriminimin”, tha ministrja ndërsa shtoi se islamofobia, racizmi dhe urrejtja kanë marrë peng Evropën.

Të shtunën, drejtori i komunikimit të presidencës turke, Fahrettin Altun, dënoi këtë vendim, duke e cilësuar si “të gabuar” dhe do t’i jepte “më shumë legjitimitet racizmit”.

Çështja e shamisë tradicionale e veshur rreth kokës dhe shpatullave, ka qenë përçarëse në Evropë për vite me radhë, duke nënvizuar ndryshime të mprehta rreth integrimit të muslimanëve.

Partia AK me rrënjë islamike, e presidentit turk, Tayyip Erdogan, e cila erdhi në pushtet në 2002, është kritikuar nga aleatët perëndimorë në vitet e fundit për rritjen e autoritarizmit dhe intolerancës fetare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greqia, Rusia dhe udhëheqësit e kishës shprehën shqetësimin vitin e kaluar lidhur me lëvizjen e qeverisë së tij për të shndërruar Hagia Sophia të Stambollit në një xhami.

Ankaraja ka akuzuar vazhdimisht kombet evropiane se nuk kanë bërë sa duhet për të parandaluar diskriminimin ndaj myslimanëve, duke thënë se do të fillojë botimin e një raporti vjetor mbi ato që i quan, shembuj të islamofobisë në të gjithë botën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore