Lajme

Gjuha boshnjake sa e vështirë po aq edhe unike


Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare është përcaktuar për herë të parë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO)  në vitin 1999 me qëllim që të bashkonte  diversitetin gjuhësor dhe kulturor. 21 shkurti është bërë dita për të festuar gjuhët amtare në të gjithë globin.

Gjuha boshnjake, gjuhë unike

Zenaida Karavdic, asistente kërkimore për Institutin e Gjuhëve në Universitetin e Sarajevës, u shpreh se gjuha boshnjake ofron pasurinë kulturore të vendit, duke pasqyruar përplasjen e kulturave në territor.

“Identiteti kulturor i Bosnjës është një formacion kompleks për shkak të shumë kryqëzimeve kulturore me civilizime të tjera gjatë historisë. Të gjithë këta, ndonjëherë civilizime krejtësisht të kundërta, si lindja dhe perëndimi lanë gjurmët e tyre në gjuhë”.

Sipas saj gjuha boshnjake pavarësishtë se është e ngjashme me gjuhët e kombeve fqinje është unike dhe dallohet për shkak të tingujve.

“Gjuha Boshnjake ndryshon nga ajo serbe, kroate dhe malazeze në nivelin sinkronik dhe diakronik”.

Vështirësia e gjuhës boshnjake

Të huajtë që mësojnë gjuhën bosnjake e konsiderojnë të vështirë për shkak të gramatikës, por motivohen nga dëshira për të komunikuar me të tjerët.

David Welsh një shtetas britanik 49 vjeçar, student për gjuhën boshnjake 2 Go dhe merr pjesë në mësime online dy herë në javë u shpreh se është e pamundur të kuptohet.

“Boshnjakisht përfaqëson një mënyrë tjetër të të menduarit për kohën nga anglishtja. Kjo është lufta më e madhe. Unë dyshoj nëse nuk jeni rritur brenda sistemeve të gjuhës sllave, nuk do ta kuptoni kurrë me të vërtetë”.

Kira K, një ruse 31 vjeçare e cila filloi të studionte boshnjakisht në dhjetor 2018 u ndje e frymëzuar për të kuptuar miqtë e saj boshnjakë në gjuhën e tyre amtare.

“Gramatikën e shoh në aspektin më sfidues, pavarësisht se unë vij nga një sfond sllav”.

Ndërsa, Melida Travancic, një poete dhe shkrimtare me qendër në Tešanj, e përshkroi boshnjakishten si gjuhë melodioze.

“Boshnjakishtja është e veçantë sepse poezitë e mia kanë lindur prej saj, të pastra dhe melodike”.

Mësimi i gjuhës kërkon qasje specifike

Sandra Zlotrg, drejtoreshë ekzekutive e Lingvisti-t, shoqatë për gjuhën dhe kulturën në Sarajevë, është shprehur se mënyra më e mirë për të mësuar gjuhën është ndërthurja e mësimit me zbatimin në praktikë.

Para se të huajt të fillojnë të mësojnë zyrtarisht gjuhën boshnjake, përveç termit polako (ngadalë), ata tashmë janë njohur mirë me frazat që janë simbolike të mënyrës boshnjake të jetës, të tilla si problemi nema (pa problem) dhe može , može (mundet, mundet).

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore