Shqipëria

Gjobat dhe patentat e hequra gjatë 24 orëve të fundit, rriten kontrollet në akset kryesore të vendit


Policia Rrugore e Tiranës, ka njoftuar se prej orës 15:00 deri në orën 18:00, u konstatuan 10 drejtues mjetesh me shpejtësi nga 140 kilometrash nё orё deri në 160 kilometra nё orё, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 3 muaj, si dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10 mijё deri në 25 mijё lekë të rinj.

Policia ka njoftuar se, njëri prej drejtuesve të konstatuar me shpejtësi 147 kilometra nё orё pasi iu pezullua leja e drejtimit, u kap përsëri pas disa minutash në rrugën Tuneli i Krrabës-Elbasan po me shpejtësi 148 kilometra nё orё duke iu pezulluar leja e drejtimit edhe 3 muaj të tjerë.

Ai ndёshkua gjithashtu me masë administrative 20 mijё lekë të rinj.

“Prej orës 15:00 deri në orën 18:30, nga monitorimi me radar në Dopaj janë pezulluar 9 leje drejtimi për shpejtësi deri në 170 kilometra nё orё”, njofton polica duke tё gjithё pёrdoruesit e rrugёs pёr tё respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit ka njoftuar gjithashtu se rritur prezencën në rrugë dhe ka intensifikuar kontrollet me radarë e dragera me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

“Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik”, deklaroi Policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore