Shqipëria

Gjiknuri: Vettingu proces mbi palët, nuk kemi marrëveshje të re politike


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste (PS), Damian Gjiknuri, ka deklaruar nga Elbasani se ka filluar një proces analize me elektoratin.

Ai theksoi se procesi i vettingut ka filluar një proces analize me elektoratin dhe se nuk bëhet fjalë për marrëveshje të re politike.

“Procesi i vettingut ka nisur rrugën e tij. Besoj që edhe me reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare, ne do të jemi në gjendje t’iu zgjasim jetën këtyre organeve për të cilat kemi rënë dakord”, deklaroi fillimisht Gjiknuri.

Më tej, ai tha se, “nuk kemi të bëjmë as me marrëveshje të re politike, as me ndryshimin e ndonjë strukture, apo ngrehine kushtetuese, e cila rrjedh si dakordësi e palëve politike”.

Kujtojmë se më herët, Gjinkuri u prononcua dhe ndaj çështjes “Berisha-Basha”, për të cilët tha se “socialistët nuk përzihen me punët e brendshme të Partisë Demokratike (PD)”.

“PD luftën e ka mes vete”, ravijëzoi ai, “se kë do të kenë lider ata, e vendosin vetë demokratët”.

 Të hënën e 22 nëntorit, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për media, ka bërë me dije se kërkesa për zgjatjen e mandatit të vettingut deri më 31 dhjetor 2024 ka mbërritur në Komisionin e Venecias.

Tri ditë më parë, delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri zhvilloi një takim me anëtarët e institucioneve të vetting-ut.

Ai bëri me dije gjithashtu se janë gati për ngritjen e Komisionit për reformën zgjedhore.

“Jemi në darkodësi të plotë për t’u ngritur Komisioni i Posaçëm, ku do të arsyetohet objekti i punës, përbërja apo çështje të tjera. 95% e punës është bërë. Këtë çështje do ta zgjidhim, në mos brenda të enjtes, në seancat e tjera të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk dua të hyj në detaje, sepse kur bëhen publike, vonohemi më shumë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore