Shqipëria

BE shpreh mbështetjen për zgjatjen e mandateve të vetting-ut


Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka zhvilluar të premten e 19 nëntorit një takim me anëtarët e institucioneve të vetting-ut.

Përmes një postimi në platformën Twitter, delegacioni është shprehur se e mbështet fuqimisht finalizimin e procesit të vetting-ut në vend.

“BE-ja mbështet fuqimisht vazhdimin dhe finalizimin me sukses të procesit të veting-ut, nën monitorimin e ONM-së dhe vëzhguesve të saj ndërkombëtarë”, shkruan delegacioni i BE-së në Shqipëri, në Twitter.

Gjithashtu postimi ka vijuar se zgjatja në kohë e mandatit kushtetues është parësore.

Më herët, në Komisionin e Ligjeve është zhvilluar një seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) dhe Komisionin Publik.

Përfaqësuesit e ONM-së janë shprehur pro nismës së Partisë Socialiste (PS) për zgjatjen e mandateve të vetting-ut.

Sipas tyre, kjo është një iniciativë e rëndësishme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore