Euro 2020

Gjermania e re pritet të jetë pa katër “yje”


Pas eleminimit nga Euro 2020, Joachim Low është larguar nga drejtimi i Kombëtares së Gjermanisë, një fakt i bërë i ditur që para se të fillonte Evropiani. Por, duket së bashku me Low-in do të largohen edhe disa nga veteranët e skuadrës.

Ka një pikëpyetje të madhe tashmë nëse disa nga lojtarët, që ishin pjesë e Gjermanisë në Euro 2020, do të jenë përsëri pjesë e saj nën drejtimin e Hansi Flick-ut.

Bëhet fjalë për Toni Kroos-in, Mats Hummels-in, Thomas Muller-in dhe Ikay Gundogan-in. Mesfushori i Real Madrid-it, Kroos, e ka bërë të qartë së do të tërhiqet nga kombëtarja. Ai ka 106 paraqitje me “Panzerat”, që nga viti 2010.

32-vjeçari Hummels dhe 30-vjeçari Gundogan janë ende të paqartë rreth të ardhmes së tyre në kombëtare.

Ata nuk e kanë deklaruar publikisht tërheqjen, por ajo do të varet nga Flick-u, nëse ai do t’i thërrasëapo jo.

Muller-i ishte protagonist në ndeshjet kundër Anglisë. 31-vjeçari humbi një rast të artë, që mund ta çonte ndeshjen në barazim dhe më pas erdhi goli i “knock out” nga anglezët, që i nxori gjermanët jashtë Euro 2020.

Lojtari i Bayern Munich-ut, në fakt ka qenë nga ata lojtarë që rilindi me Flick-un, duke marrë vendin në formacionin bazë dhe duke lënë gjurmë në triumfin e gjashtëfishtë të bavarezëve me teknikun Flick.

Por, mbetet për t’u parë, nëse projekti i Flick-ut do të mbështetet te lojtarët e rinj, apo do të ketë edhe nga veteranët që kanë fituar me Gjermaninë më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore