Shqipëria

Gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman


Polumbarët e forcave speciale “Renea” kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të një 14-vjeçari në lumin Seman.

Kjo, pas afro 24 orësh kërkime të familjarëve që kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes së 10 gushtit.

I mituri ishte shpallur i zhdukur prej orëve të para të së mërkurës.

Një nga dyshimet e para lidhet me peshkimin që i mituri po bënte në këtë zonë.

Pasi ka hasur në vështirësi për të nxjerrë grepat ai ka ngecur në lum.

Kjo është fatkeqësia e dytë në familjen e viktimës, pasi 10 vite më parë u gjet i pajetë djali tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore