Lajme

Gjendet personi i fundit nën rrënojat e Miami-it


Është gjendur personi i fundit nën rrënojat e ndërtesës 13-katëshe që u shemb në mesnatën e 24 qershorit në rajonin Surfside të Miami-it.

Ekipet e kërkimit kaluan javë të tëra duke kërkuar në rrënoja për viktimat. Ata deklaruan se kërkimi i tyre më në fund kishte përfunduar.

Kryebashkiakja e qarkut Miami, Daniella Levine Cava, tha në një konferencë për shtyp se 54-vjeçarja Estelle Heda besohet të jetë viktima e fundit e mbetur nën rrënoja.

“Ne bëmë gjithçka që mundëm për të siguruar që sytë e familjeve të mos ngeleshin pas”, tha Cava, duke theksuar se ata mbajnë zi për 98 personat e nxjerrë të vdekur nga rrënojat.

Ekipet e shpëtimit, të cilat ishin në kërkim të viktimave nën rrënoja për më shumë se një muaj, më 23 korrik njoftuan ndërprerjen e kërkimeve.

Numri i të vdekurve ishte rritur në 97 pasi për herë të fundit trupi i një personi u gjet në rrënoja më 15 korrik.

Më 24 qershor, gjysma e ndërtesës luksoze “Champlain Towers” me 270 apartamente në Surfside të Miami-t u shemb papritmas.

Pjesa tjetër e ndërtesës u shemb në mënyrë të kontrolluar më 4 korrik.

Se çfarë shkaktoi shembjen e ndërtesës 40-vjeçare mbetet e paqartë.

Një raport i inxhinierie në vitin 2018-të, pas kontrollit që bëri në ndërtesë shënoi:”dëmtim i madh strukturor” në platformë si dhe “plasaritje e kolonave, dhe mureve” .

Ekspertët që studiuan zonën ku qëndronte ndërtesa thanë se toka në të cilën ishte ndërtuar ishte drejtë fundosjes gjatë viteve 1990-të.

Marrë dhe përshtatur nga ‘BBC’ për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore