Lajme

Gjeloshaj e ambasadorja kosovare në Mal të Zi për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve


Nik Gjeloshaj dhe Ariana Zherka Hoxha

Zëvendëskryeministri shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, është takuar këtë të mërkure me ambasadoren e Kosovës në Podgoricë, Ariana Zherka Hoxha, me të cilën kanë diskutuar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve respektive.

Siç ka njoftuar Gjeloshaj përmes një postimi në Facebook, ambasadorja kosovare e ka përgëzuar atë për detyrën dhe “më uroi suksese në realizimin e projekteve të planifikuara”.

Nga ana tjetër, siç ka shkruar Gjeloshaj, diplomaten kosovare e ka njoftuar me prioritetet e qeverisë së 44-të malazeze – që drejtohet nga Milojko Spajiç – “dhe ceka se Mali i Zi mbetet i përkushtuar në drejtimin dhe vlerat euroatlantike”.

“Theksova se Mali i Zi është partner dhe mik i Republikës së Kosovës dhe do vazhdojmë të mbështesim avancimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe rrugën tonë të përbashkët euroatlantike”, ka thënë zëvendëskryeministri i Malit të Zi.

Bëhet me dije se gjatë takimit ëshët diskutuar edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme, veçanërisht në ekonomi, turizëm dhe infrastrukturë.

“Në takim u diskutua për mundësitë e shkëmbimit të përvojave në integrimet evropiane, si dhe për realizimin e projekteve për zhvillim më të fuqishëm ekonomik”.

Në fund të takimit, siç nënvizon Gjeloshaj, “ne theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës si dhe u dakorduam të vazhdojmë bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët”.

Harta politike në Mal të Zi me qeverinë e re – Si (nuk) do të ndryshojë raporti me Kosovën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore