Lajme

Gjashtë vdekje civile u raportuan në Okhtyrka


Guvernatori i Sumy-t, Dmitry Zhivitsky ka deklaruar se të paktën gjashtë ukrainas – përfshirë një vajzë shtatëvjeçare – vdiqën si rezultat i një sulmi rus të premten në qytetin verilindor të Okhtyrka-s.

Një kopsht fëmijësh dhe një jetimore ishin ndër objektivat e raportuara, të cilat Rusia i ka mohuar.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka pretenduar se janë kryer “krime lufte” dhe ka bërë thirrje për një hetim mbi incidentin nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Lexo zhvillimet e plota të ditës së tretë KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore