Futboll

Giuseppe Marotta: “Shoqëria është solide. Merkato? Konfirmohet grupi aktual”


Administratori i Interit, Giueseppe Marotta deklaroi: ”Shoqëria është solide, por në këtë moment të vështirë për futbollin nevoitet kompaktësi e ekipit. Mercato? Nuk ka operacione për momentin, rikonfirmojmë gjithë grupin aktual”. Ndërsa për lëvizjen e Eriksen, ai shton:”Shoqëria do të përmbushë detyrimet kontraktuale”.

Zikaltërit janë në ndjekje të vendit të parë, e ndërkohë duket i vështirë një përforcim i mëtejshëm i kontigjentit për Antonio Conte-n. Ka qenë Beppe Marotta që e ka sqaruar këtë për DAZN: “Dua të qetësoj tifozët se shoqëria është solide. Po kalojmë një moment kontraktimi financiar në botë dhe në futboll; dhe është normale të kemi vështirësi. Por jemi njerëz të sportit dhe kjo situatë na bashkon më tepër. Merkato? Fakti që s’mund të bëjmë investime, bën që aktualisht të vlerësojmë këtë grup”.

Në lidhje me Martinus Shoots, agjentin e Eriksen, dhe ankimimin e tij kundër Inter në Kolegjin e Garancive (CONI), Marotta thotë: “Shoqëria do të përmbushë detyrimet kontraktuale”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore