Sport

Giroud rikthehet në stërvitje


Sulmuesi i Milan-it, Olivier Giroud, është rikthyer nga dëmtimi.

Veterani francez u stërvit sot (e enjte) me ekipin e Stefano Piloi-t, derisa thuhet se është i gatshëm për të shtunën, kur kuqezinjtë do ta kenë ndeshjen shumë të rëndësishme, ndaj Romës.

36-vjeçari nuk ishte i përfshirë në skuadër në ndeshjen e fundit ndaj Lecce-s, derisa dha kontribut në ballafaqimin e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.

Giroud ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm në këtë sezon me kuqezinjtë.

Ai ka kontribuar me 13 gola dhe gjashtë asistime në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë që Milan-i ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të sezonit, duke qenë se janë duke luftuar në një garë të ashpër për një vend që e dërgon në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, si dhe janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore